TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kot të Selenicës. Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo.
Mësohet se Hodo është kreu i njësisë administrative në këtë fshat.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës.
Autori A.D, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar por është kapur nga policia.
Njoftimi i policise
Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .
Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .
Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes ëhstë larguar menjeherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.