TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim plot mllef dhe fate të shtrembëruara, përpara votimit të Paketës Anti-Shpifje, që synon censurimin e media online.
Rama ka bërë sikur ka sulmuar edhe gazetarin Mero Baze, duke thënë se shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, janë fallco, njëlloj si ajo e Mero Bazes, që e përdor kur i duhet.
"Kjo paketë është konsultuar një vit rresht. Kam patur komunikim edhe me KE dhe ju kam thënë nuk e keni lexuar ligjin. I kam thënë jeni nën presion nga organizatat. Cilat organizata? Si organizatat e Mero Bazes, që e përdor dhe Mero kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje", u shpreh Rama.
Kryeministri ka cituar ligjet për shpifjen të disa vendeve Europiane, duke harraur se Shqipëria aktualisht e ka një ligj që adreson shpifjen dhe se në vendet Europiane, vendimin e merr gjykata dhe jo institucionet si AMA dhe AKEP.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2515323102123114/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/12/18/ligji-eshte-i-vdekur-qe-ne-lindje-do-te-rrezohet-me-cdo-mjet-demokratik-gazetaret-protestojne-kunder-censures/