AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 11:39

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë kreu i Policisë, Kriminale Tonin Vocaj

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë kreu i Policisë, Kriminale Tonin


Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Ndryshe nga Vocaj i cili u konfirmua në detyrë, për drejtorin e Laboratorit Kriminalistik Xhevahir Çeloaliaj, procesi i vettingut është ndërprerë pasi ky i fundit më 13 dhjetor ka dhënë dorëheqjen duke i kërkuar Komisionit përkatës që të ndërpriste vlerësimin për figurën e tij.

Ky proces pritet të kalojë në filtër të gjithë përfaqësuesit e Policisë së Shtetit duke hapur një kapitull krejtësisht të ri.