TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në protestën e gazetarëve para Kuvendit, Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali është shfaqur me një shall të zi që i mbyll gojën në mënyrë simbolike.
“Nuk ka asnjë ligj të tillë në vendet e BE-së, - shpjegoi Cukali për SYRI.TV për Paketën Antishpifje. - Është gënjeshtër e pastër.
Këtë ligj nuk e ka asnjë vend në perëndim, madje as në vendet e Ballkanit. Madje frika është se nëse tolerohet ky ligj në Shqipëri, liderët autoritarë në të gjithë botën do ta kishin lakmi."
Gazetari: Po pse e mbani këtë shall të zi sot?
Cukali: Më vjen mirë që po kthehet sërish shalli, në momentin që kanë ardhur këta në pushtet, po kthehet sërish shalli. Më pëlqeu një zonjë që tha: Unë nuk vë shall, se nuk ma mbyllin dot gojën!
Rasti i fundit i protestës që kemi parë ka qenë ai i studentëve, po ata e kishin më të lehtë se ishin më të grupuar, më të organizuar....
Genin e protestës në Shqipërisë e kanë paralizuara pak nga pak dhe problemi i këtij vendi është propaganda. Ne e marrim të gjithë informacionin nga ERTV, jemi kthyer 30 vjet mbrapa kur e merrnin sinjalin nga RTSH. E kuptoni sa poshtë ka rënë cilësia e informacionit?!
Gazetarët, unë e ti do ta marrim vesh se çfarë ka ndodhur, të vërtetën, por kjo e vërtetë nuk do të shkojë dot tek publiku. Kjo synohet, që të mos shkojë tek publiku.