TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka humbur jetën në Has për arsye shëndetësore.
Policia bëri me dije se dje, të martën, në lagjen Pla i Patës në fshatin Golaj, Has, në një përrua është gjetur i vdekur nga familjarët e tij shtetasi, M.D., 76 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për ngjarje aksidentale.