AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 11:07

Lega reagon sërish për paketën antishpifje: Rrezikohet hapja e negociatave, zbatoni rekomandimet

Lega reagon sërish për paketën antishpifje: Rrezikohet hapja e


Eurodeputeti David Lega ka dalë sërish kundër paketës antishpifje që qeveria kërkon të miratojë ditën e sotme në Parlament.

Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në “Twitter”, Lega ka deklaruar se nëse ky projektligj kalon, atëherë hapja e negociatave për Shqipërinë do të rrezikohet.

“Nëse administrata Rama miraton projektligjin e medias në seancën plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, tha David Lega.

Në një postim tjetër, ai u shpreh se që të hapen negociatat, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Danimarkës.

“Parlamenti Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Kopenhagen, që është standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat”, ka deklaruar David Lega.