TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur në seancën plenare të ditës së sotme, pak përpara votimit për paketën anti-shpifje, një paketë ligjesh që synon censurën ndaj medias online.
Rama tha se gazetarët janë një "turmë që nuk lexojnë", dhe se ai është shumë i shqetësuar për shpifjen që bëhet ndaj qytetarëve, sepse ai vetë dhe familja e tij, e durojnë këtë gjë,
Rama citoi disa vende në BE të cilat e klasifikojnë shpifjen si vepër penale, por harroi se Shqipëria ka një ligj aktual për shpifjen dhe se ligji që ai po prezanton, është një ligj që i jep fuqi dy institucioneve që kontrollohen prej tij dhe anashkalon gjykatat.
"Jemi përballë një turme, që nuk lexon dhe thonë hapur nuk duam asnjë ligj, sepse çdo ligj cënon lirinë tonë. Në 3/4 e shteteve, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Nga analiza që u është bërë 28 teksteve legjislative, rezulton se aktulisht ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. 20 shtete, shpifja është vepër penale që dënohet me burg.
Gjithë kjo punë e bërë, për të analizuar shtetet e Bashkimit Europian dhe gjithë entuziazmi ynë, për të ndërtuar një ligj që i refereohet këtyre shteteve, ndeshi pengesën nga përfaqësuesit e BE dhe OSBE dhe KE, në formën e një fjalie, mos ju referoni këtyre shteteve se këta i kanë ligjet shume të ashpra. Padiskutim, nëse ligji gjerman, do të kishte subjekte ata që janë te dera e parlamentit, ata sot do ishin me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ata janë shkelës të së drejtës themelore të njeriut, që të mos i cënohet në publik integriteti i tij", tha Rama.
"Nuk po ju flas as për veten dhe familjen time, as për nënën time, as për vajzën tonë, as për djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, as për familjarët e Taulant Ballës. Po flas për ata, që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre. Kjo paketë është konsultuar një vit rresht. Kam patur komunikim edhe me KE dhe ju kam thënë nuk e keni lexuar ligjin. I kam thënë jeni nën presion nga organizatat. Cilas organizata? Si organizatat e Mero Bazes, që e përdor dhe Mero kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje", u shpreh Rama.
Gazetarët kanë protestuar ditën e sotme jashtë Kuvendit dhe janë zotuar se do ta kundështojnë ligjin deri në rrëzimin e tij me çdo mjet demokratik.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/456781581700764/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/12/18/ligji-eshte-i-vdekur-qe-ne-lindje-do-te-rrezohet-me-cdo-mjet-demokratik-gazetaret-protestojne-kunder-censures/