AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 11:24

Ambasadorja suedeze apel qeverisë: Ligjet po përpiqen të kontrollojnë median

Ambasadorja suedeze apel qeverisë: Ligjet po përpiqen të


Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, thotë se me ligjet e reja po përpiqet që media të vihet nën kontroll. Në një intervistë për “Diplomaticus”, në News 24, Hastad është shprehur se të gjithë janë kundër lajmeve të rremë, por nuk është mënyra më e sigurtë krijimi i ligjeve të reja, por i kapaciteteve të reja.

“Mendoj se është shumë e vështirë dhe unë jam shumë kritike ndaj ligjeve që përpiqen të kontrollojnë median në çdo vend. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie demokratike. Eshtë besimi im i vendosur dhe mendoj se çdo vend, jo vetëm Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri, sepse edhe nëse thua se dëshiron të shpëtosh vendin nga lajmet e rreme, askush nuk i do lajmet e rreme. As unë nuk i dua lajmet e rreme. Nëse është i rremë, atëherë nuk është lajm, por nuk jam e sigurtë që krijimi i ligjeve të reja është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Ndoshta nevojitet ndërtimi i kapaciteve, por për legjislacion nuk jam e sigurtë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushen e medias”, thekson Hastad.