TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një detaj që nuk mund të anashkalohet pa u vënë re në këtë Botëror, janë padyshim edhe mbiemrat në fanellë që u shënohen futbollistëve të Islandës.
Gjithmonë fundi i tyre është i njëjtë (-son), por e gjitha kjo nuk është rastësi e rëndomtë. Kjo është një veçori e ishullit nordik, i cili miraton një sistem të ndryshëm nga ai që ne jemi mësuar. Në Islandë fëmija nuk merr mbiemrin e babait dhe as mbiemrin e nënës.
Atje ndërtohet një sistem trashëgimie bazuar në emër, teksa fëmijët marrin emrin e parë të babait dhe i shtojnë prapashtesën (-son). Pra nëse djali i Francesko Totit do të jetonte atje, ai do të quhej Christian Franceskoson.