TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo ka rrëmbyer sërish vëmendjen e tifozëve, teksa në takimin mes Spanjës dhe Portugalisë arriti të realizonte tripletë në rezultatin që u mbyll me shifrat 3-3. Në një intervistë për “BBC Sport”, legjenda angleze e futbollit, Rio Ferdinand ka treguar çelësin e suksesit për Ronaldon.
Ai shprehet se gjatë viteve kur ka luajtur me të, ka parë se që në fillim Ronaldo ishte përgatitur të bëhej ylli i futbollit botëror, teksa shtëpia e tij ishte shndërruar në “karnavale”.
“Ai ishte personi i parë që unë pashë duke punësuar një kuzhinier, doktor, përgatitës fizik, dhe mjek për dietën. Nëse shkoje në shtëpinë e tij të dukej sikur ishte në një karnaval. Shikoja vetëm njerëz rrotull dhe mendoja me vete se çfarë po ndodhte”, ka thënë Ferdinand.