TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani la pas veshjen tradicionale, dhe në komoditetin e fanellës së futbollit të vendit të tij, mbështeti ekipin iranian të futbollit, në ndeshjen kundër Marokut në Kupën Botërore të 2018 në Rusi.
Rouhani nuk mundi të përmbajë emocionet e tij kur ekipi kombëtar i Iranit siguroi fitoren e parë në një ndeshje të Kupës së Botës pas 20 vitesh. Një gol i pafat i Aziz Bouhaddouz në minutën e 95-të, i përkthyer në një triumf të papritur për Iranin, i cili mundi Marokun 1-0 në ndeshjen e Grupit B, luajtur në Shën Petersburg.
Duke uruar ekipin kombëtar për fitimin e tyre, Rouhani ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqej i veshur me pantallonat dhe fanellën kombëtare të futbollit.
Fitorja e Iranit madje i bëri përshtypje Departamentin të Shtetit të SHBA-së, i cili vlerësoi performancën "pasionante" të republikës islame në fushë në Rusi.
"Ne shpresojmë që gratë iraniane brenda Iranit të mund të shikojnë ndeshjet e drejtpërdrejta në stadiume",-thuhet në komunikatën e departamendit amerikan.
Ndërkohë, qendra e Teheranit shpërtheu në brohoritje dhe fishekzjarre pas fitores . Deri më tani Irani ka fituar vetëm dy ndeshje në historinë e tyre modeste të Kupës së Botës. Fitoren e parë e regjistroi në vitin 1998 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.