SPORT, 15 Qershor 2018, 23:43

Erjon Braçe nuk i ndal thumbat: Botërorin e fiton Partizani me arbitër Armand Dukën

Erjon Braçe nuk i ndal thumbat: Botërorin e fiton Partizani me

I ftuar në emisionin “Magjia 21” në Rtsh, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, krahas komentit të tij mbi super ndeshjen mes Portugalisë edhe Spanjës, pati edhe një batutë për presidentin e FSHF-së.

“Për fat të keq, Portugalia nuk ishte si ekip nga Kristiano e poshtë. Repartin e mbrojtjes te Spanja e prishi Naço, sepse ishte shumë neglizhent. Spanja pati të vështirë vertikalizimin. Në këtë ndeshje, u tregua se futbolli i Europës ishte në një nivel tjetër me skuadrat nga vendet e tjera. Kush e fiton Botërorin? Mendoj se e fiton Partizani, me arbitër Armand Dukën(qesh.) Në finale shoh Spanjën me Francën” – deklaroi Braçe.