SPORT, 15 Qershor 2018, 23:31

Quhet Oskar Tabarez! Nga rreziku për paralizën, deri tek rekordi i arritur në Botërorin e Rusisë

Quhet Oskar Tabarez! Nga rreziku për paralizën, deri tek rekordi i

Tabarez i cili është në moshën 71-vjeçare, vuan nga një sëmundje e rëndë, por kjo nuk ka bërë që ai të braktisë kombin e tij. Ai vuan që nga viti 2006 nga sindroma “Guillain-Barre”, një sëmundje që prek sistemin nervor të njeriu dhe shkakton dobësimin e muskujve tek gjymtyrët, duke mos përjashtuar as paralizën.

Megjithatë këto arsye janë të pamjaftueshme, që Tabarez të largohet nga stoli i Uruguait. Tashmë 71-vjeçari është trajneri me më shumë eksperiencë në një turne të tillë, pasi ka marrë pjesë në 4 Botërore, gjatë 1990, 2010 dhe 2014. Asnjë trajner tjetër aktual që drejton Kombëtaret në Botërorin e Rusisë, nuk e ka një statistikë të tillë.