TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca ka mposhtur Australinë me rezultatin 2-1. Të dy ekipet shënuan me anë të penalltive, por Franca përmbysi rezultatin në minutën e 81, me një gol të Pogba.
Arbitri akordoi një penallti për Francën, pasi u konsultua me sistemin VAR, megjithatë penalltia mbeti e dyshimtë dhe shumë analistë e kanë konsideruar ndërhyrjen të rregullt. Franca realizoi penalltinë me Griezmann.
VIDEO: Francë - Australi (1-0)
Vetëm katër minuta pas golit të Francës, Australia ka siguruar një 11 metërsh. Mbrojtësi Samuel Umtiti, ka prekur topin me dorë brenda zonës, duke i dhuruar Australisë penalltinë. Aron Mooy ekzekutoi penalltinë dhe shënoi pa problem për Australinë.
VIDEO: Francë - Australi (1-1)
Në minutën e 81, Pogba goditi portën e Australisë, duke prekur traversën, por topi kaloi vijën fatale. Ishte sërish teknologjia që sinjalizoi këtë gol.
VIDEO: Francë - Australi (2-1)
/TPZ.AL/