AKTUALITET, 6 Janar 2019, 13:15

"Shtëpinë ma bëri gruaja”, Berisha i publikon videon Ramës: Pështyve mbi veten!

"Shtëpinë ma bëri gruaja”, Berisha i publikon videon

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje në emisionin e Ermal Mamaqit, se shtëpia e tyre në Surrel ishte bërë në sajë të punës dhe të pasurisë së gruas së tij Linda.

Mirëpo një tjetër version jepte pak kohë më parë Rama, ku i pyetur nga një student në Vlorë, tha se shtëpia ishte bërë në sajë të lekëve që kishte fituar nga emigracioni në Francë.

Për montazhin e këtyre dy momenteve ka menduar ish-kryeministri Berisha, i cili e shoqëron videon dhe me një fjali të tijën: Ja ku te ben hajnia o Edvin, te peshtysh mbi veten tende!! sb