AKTUALITET, 6 Janar 2019, 11:54

Pas Godinit, Interi ‘rrëmben’ edhe Robbenin

Pas Godinit, Interi ‘rrëmben’ edhe Robbenin

Pas arritjes së marrëveshjes me Diego Godinin, raportohet se Interi i ka siguruar shërbimet e edhe një veterani tjetër, Arjen Robbenit të Bayern Munich.

Mediat italiane raportojnë se Godin ka arritur marrëveshje parimore për t’iu bashkuar Interit si lojtari i lirë, kur kontrata aktuale me Atletico Madridit t’i skadojë në qershor.

Sipas FCInterNeës.it, zikaltrit kanë siguruar edhe një lojtar tjetër veteran me parametra zero.

Robben i mbush 35 vjeç këtë muaj dhe kontrata aktuale me Bayernin i skadon në qershor, prandaj pritet t’i bashkohet gjigantit italian si lojtar i lirë.

Holandezi është pjesë e kampionit gjerman që prej vitit 2009, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Real Madridin dhe Chelsean.

Në fakt, sipas mediave italiane, ka qenë Robben ai që i është vetëofruar Interit dhe jo e kundërta.