AKTUALITET, 6 Janar 2019, 11:02

Mbledhja e qeverisë pritet me protesta në Elbasan: Rama ik, qeveri e krimit, qeveri e drogës!

Mbledhja e qeverisë pritet me protesta në Elbasan: Rama ik, qeveri e

Ka nisur prej një ore takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat në qytetin e Elbasanit.

Takimi i Ramës me ministrat po zhvillohet në një restorant në zonën e Labinotit, ndërsa pritet të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar dhe ata të emëruar.

Po ashtu në takim janë të pranishëm dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla. Në zonën ku po zhvillohet takimi gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se ka forca të shumta sigurie, ndërsa një grup qytetarësh e kanë pritur Ramën me protesta.

Qytetarët janë bërë bashkë pwr tw protestuar, duke lëshuar thirrjet: Rama ik, qeveri e krimit, qeveri e drogës! Në mesin e qytetarëve që protestojnë është dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi. Protestuesit kanë tentuar që ti afrohen resortit ku po zhvillohet takimi po janë mbajtur larg nga ana e policisë.

Takimi i qeverisë po zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe është i pari që zhvillohet për vitin 2019. Një pjesë e ministrave të propozuar nga Rama, ende nuk janë dekretuar nga presidenti Meta, i cili ka marrë kohë për të shqyrtuar figurat e tyre.

Meta nuk ka dekretuar derimë tani as shkarkimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, duke mbajtur pezull për një javë marrjen e këtij vendimi.