AKTUALITET, 6 Janar 2019, 12:56

Thirrja e studentëve: Më 7 Janar në ora 10 përballë Kryeministrisë

Thirrja e studentëve: Më 7 Janar në ora 10 përballë

Studentët nuk e kanë ndërmend që të ndalen në iniciativën e tyre për të vijuar protestën.

Ata duket se janë më të vendosur se sa ditët e fundvitit të kaluar për të vijuar revoltën e tyre.

Tek Korpusi Qëndror i Universitetit ata kanë vënë një pankartë të madhe ku bëjnë thirrje për vijimin e protestës ditën e nesërme.

“Me 7 janar në ora 10 përballë Kryeministrisë”, shkruhet ne pankartën e ngjitur nga studentët.