TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twiiter pas mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan duke theksuar se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.
Sipas kryeministrit, në fokus për këtë vit është edhe përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve publike dhe rekrutimi në administratë i të rinjve që përfundojnë me mesatare 9-10.
“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10 #PS #Reforma #Skuadër #Lidership”- shkruan Rama.
Në mbledhjen informale që nisi në orën 09:00 ishin të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.
Gjithashtu të pranishëm në mbledhje ishin edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.