AKTUALITET, 6 Janar 2019, 10:55

Mbledhja e qeverisë në Elbasan pritet me protesta dhe tymuese

Mbledhja e qeverisë në Elbasan pritet me protesta dhe tymuese

Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar janë pritur me protesta në mbledhjen e qeverisë që po zhvillohet në qytetin e Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se një grup banorësh nga Njësia Administrative Labinot Fushë me të cilët është bashkuar edhe kreu i degës së PD Elbasan, Eugen Isaj, kanë protestuar në hyrje të Resortit ku po zhvillohet mbledhja e qeverisë.

Me thirrjet “Rama ik” dhe “qeveri e krimit”, banorëve iu është bashkuar edhe deputeti i PD, Luciano Boçi.

Gjithashtu qytetarët kanë përdorur edhe tymuese gjatë protestës që zgjati disa minuta.

Kujtojmë se në mbledhjen informale që ka nisur në orën 09:00 jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.