TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Tepelenë ka sekuestruar 102 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe ka vendosur në pranga 3 persona.
Policia bën me dije se arrestimi i 3 personave u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, u gjetën dhe sekuestroi 63.6 gram kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë që përdorej nga të arrestuarit në fshatin Zhulaj u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike.
Njoftimii policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë e mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë;
– E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;
-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.