AKTUALITET, 6 Janar 2019, 10:18

115 familje pa ujë dhe të bllokuara në Dibër, ngrijnë tubacionet

Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në disa zona të thella të Dibrës. Rreth 115 familje në Ternovën e Madhe dhe në Ternovën e Vogël vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora e ditëve të fundit, shkruan Balkan Web.

Gjithashtu këto familje dhe shumë të tjera vuajnë edhe mungesën e ujit për shkak të ngrirjes së tubacioneve.

Temperaturat gjatë natës në Bulqizë kanë shënuar vlerat minimale -14 gradë celsius.

Kujtojmë se i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e acarta, ndërsa në Korçë u shënua edhe viktima i parë, ku një burrë dyshohet se ka vdekur nga i ftohti.