AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 15:44

Shtatë kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

Shtatë kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar ra në prangat e policisë në Itali për akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari rreth të tridhjetave, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbante një sasi të konsiderueshme marijuane dhe kokaine në shtëpi, e cila iu sekuestrua pas një kontrolli nga karabinierët.

Ndalimi i tij është kryer në zonën e Osimos dhe për këtë në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan rreth 7 kg drogë dhe një shumë prej 17 mijë eurosh, të cilat nuk arrinte t’i justifikonte.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rasteve ku shqiptari ka shitur sasinë e drogës.