TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Publikohen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të përbashkët anti-drogë mes policisë së Igumenicës dhe asaj të Athinës në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni u finalizua pas shkëmbimit të informacioneve me policinë shqiptare. Të arrestuarit janë: Altin Ylli Trapi, Xhuliano Setir Bregu dhe Xhoni Kujtim Hasakolli.
OPERACIONI
Dje në orët e para të mëngjesit, në Sajadhe, Igumenicë është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri, brenda të cilit u gjetën 60 pako me 32 kg 430 gram marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shqiptar 28-vjec.
Siç deklaroi, drogën e kishte marrë në një vend pranë doganës së Mavromatit (Qafë-Botë).
Në të njejtin vend është ndaluar edhe një tjetër mjet, i cili ishte përshtatur me vend në shasi dhe sediljet e pasme. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 39 pako me 21 kg 180 gram marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shqiptar 19-vjec dhe pasagjeri, shqiptar 24-vjec.