TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Taranto, pasi është kapur me 22 kg heroinë në total. Në pranga ka përfunduar shqiptari me inicialet M.A.
Policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në makinën e 31-vjecarit, ndërsa ka zbuluar brenda qeseve të 'airbagut' të makinës 4 kg e 200 gram heroinë të ndarë në 8 pako.
Shqiptarit iu vendosën prangat, ndërsa ushtruan kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën edhe 18 kg heroinë në një garazh pranë banesës së tij gati për t’u shitur, si dhe pajisje, prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrolleve u gjetën edhe 90 kg përzierës të ndryshëm për heroinën. Policia sekuestroi të gjitha provat si dhe makinën e shqiptarit.