AKTUALITET, 25 Janar 2019, 15:57

Basha: Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës konsolidon paqen dhe stabilitetin në rajon

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ja reagimi i kreut të opozitës Basha

"Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit".