AKTUALITET, 25 Janar 2019, 15:44

Miratimi i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë në parlamentin grek, reagon kryeministri Zoran Zaev

Miratimi i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë në

Pas ratifikimit në parlamentin grek të ‘Marrëveshjes së Prespës’, me 153 vota pro dhe 146 kundër dhe një abstenim, ka reaguar kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

“Urime miku im Aleksis Tsipras, së bashku me popujt tanë kemi arritur një fitore historike. Me jetë të gjatë marrëveshja e Prespës! Për paqen e përjetshme dhe përparimin e ballkanit në Evropë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit maqedonas.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Ndërkohë që, në parlamentin grek ka pasur akuza të forta nga Agimi i Artë në drejtim të deputetëve që votuan pro, të cilët i kanë quajtur tradhtarë.

Jashtë Parlamentit janë zhvilluar protesta të shumta nga ana e qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar marrëveshjen.