AKTUALITET, 25 Janar 2019, 15:41

Meta: Miratimi i Marrëveshjes së Prespës, lajm i shkëlqyer

Meta: Miratimi i Marrëveshjes së Prespës, lajm i shkëlqyer

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka cilësuar si një lajm të shkëlqyer miratimin e Marrëveshjes së Prespës edhe nga parlamenti grek.

Meta ka përgëzuar për këtë arritje historike për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë!

Ja reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!