TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marsida Qatja e cila është ‘molla e sherrit’ e vrasjes në Kavajë, nuk ndalet me postimet në rrjetet sociale. Edhe pas intervistës së fundit, që në fakt nxori detaje të reja rreth ngjarjes, ajo nuk ndalet së dhëni mesazhe në Facebook.
“Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron)”, shkruan ajo në postimin e fundit.
Në intervistën e fundit të dhënë për “”Tirana News” Marsida Qatja rrëfeu se ka qenë pjesë e një rrjeti trafiku droge, duke hedhur dyshime edhe mbi versionin e ngjarjes se ishte për arsye dashurie.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.
Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.
Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare. Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura.
Pistat ku po hetohen janë dy, e para, ajo e xhelozisë dhe e trafikut të drogës. Pak ditë më parë Policia i sekuestroi pasaportën dhe ndërkohë për të është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.