TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Ferma” dhe ka sekuestruar 12.4 kg cannabis sativa.
Dy persona kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për prodhim dhe trafik droge.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit: Romario Rapaj, 24 vjeç, banues në Vlorë dhe Elidon Isufi, 45 vjeç, banues në Vlorë, ky i fundit ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 1 vit e 1 muaj burg.
Njoftimi i policisë:
Vlorë,
Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Ferma”.
Sekuestrohen 12.4 kg cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.
Gjatë operacionit kapet dhe ndalohet edhe një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.
Policia e Vlorës në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Ferma”, në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës.
Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendim të formës së prerë është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.