AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 14:59

VIDEO/ Edhe nga ‘plazhi’ mbërrijnë thirrjet “Rama ik”, këtë radhë janë fëmijët

VIDEO/ Edhe nga ‘plazhi’ mbërrijnë thirrjet “Rama


Në një kohë kur situata politike në vend është ndezur për shkak të qëndrimeve krejt të kundërta të palëve për procesin e zgjedhjeve vendore, njëkohësisht janë rritur edhe temperaturat ku gjatë kësaj fundjave të shumtë kanë qenë pushuesit të cilët kanë zgjedhur si destinacion bregdetin për të marrë rreze.

Një grup fëmijësh të cilët me sa duket po e kalojnë fundjavën në brigjet e detit Adriatik në Durrës, kanë përshëndetur kryeministrin Rama me thirrjet “Rama Ik”.