AKTUALITET, 29 Janar 2018, 09:21

VIDEO/Goditet banda e hajdutëve në Spanjë, pesë shqiptarë në pranga për më shumë se 200 vjedhje

VIDEO/Goditet banda e hajdutëve në Spanjë, pesë

Kishin kryer afro 200 grabitje në Madrid të Spanjës, kanë ranë në pranga pesë shqiptarë. Mes tyre edhe gra. Mësohet se dy gra dhe tre burra shqiptarë ishin kthyer në tmerrin e disa prej zonave të Madridit, pasi në të shumtat e rasteve ata bastisnin shtëpi.

Ndër vjedhjet e skeduara ndaj tyre janë ato të disa makinave, bizhuterive e sendeve personale kryesisht në banesa. Mediat spanjolle nuk japin identitetin e të arrestuarve, por shkruajnë se ata janë të moshës nga 21 në 47 vjeç.

Ndërkaq, pas arrestimit të tyre po mblidhen prova, pasi dyshohet se numri i grabitjeve që ata kanë kryer është më i madh se 200.

Që kur u vendosën në Madrid nëntorin e kaluar, ata rikthyen sulmet në shtëpi .

Banda ra pre e policisë kur gratë që ktheheshin në Shqipëri një herë në muaj shisnin sendet e vjedhura.

TPZ.AL