TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama nuk ka pritur shumë. Mëngjesin e sotëm ai ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, grupin parlamentar të PS-së, ku ka ndarë me ta zhvillimet më të fundit lidhur me integrimin në BE, duke theksuar se vendi ynë është vetëm një hap larg çeljes së negociatave.
“Jemi një hap afër çeljes së negociatave për BE, vetingu, reforma dhe qartësia se tashmë ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet, janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE dhe për miratimin nga Këshilli Evropian të çeljes së negociatave.
Reforma në Drejtësi, Vetingu, e konsolisduar me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme dhe vetë procesin e formimit të KLP dhe KLGJ përbëjnë një arsye shumë të fortë për BE për ta parë me optimizëm nga ana jonë fillimin e procesit historik të negociatave. Jo vetëm ky aspekt por edhe ato me 5 prioritete kyçe na vënë në një pozicion të favorshëm pasi në momentin që flasim konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë”- tha Rama.
Ai nuk ka lënë pa akuzuar opozitën për pengesë në këtë drejtim, por ka garantuar se ai dhe shumica janë të gatshëm dhe të hapur për dialog.
“Rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjitha hapat që janë hedhur e do hidhen me përpikmëri në raport me kalendarin e detyrave përbëjnë njëkohësisht edhe arsye të fortë për ta ndarë me opinionin të vërtetën e thjeshtë se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokrra. Se po të ishte ndryshe, askush e jo më pastaj BE, apo SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë. Opozita ka të drejtën e vet të ketë një kalendar dhe axhendë që nuk përputhet me fokusin 100% që klasa politike të ketë në këtë proces. Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik, të përbashkët, e nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion antihistorik kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe një sens urgjence nga palët për të mos i lënë cështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit. Jemi të hapur dhe të gatshëm që edhe në tema të tjera që opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim të mos jetë shumica jonë problemi”- tha Rama./TPZ.AL
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155516893856523/