TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përplasjes së ashpër me forcat e policisë para Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur në Astir. Siç duket nga fotot e siguruara nga LSA, banorët mbajnë në duar flamurin amerikan, ndërsa më herët kanë kërkuar edhe takim me përfaqësues të ambasadës amerikane.
Qindra forca të policisë janë zhvendosur në zonën e Astirit, duke blinduar zonën pas situatës së dhunshme në Kuvend, ku 13 efektivë policie dhe 3 protestues mbetën të plagosur.
Njëra nga punonjëset e policisë humbi edhe 2 gishta nga plasja e një kapsolle, ndërsa një tjetër efektiv ka humbur dëgjimin nga njëri vesh. Protestuesit hodhen edhe tymëse dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë, paraditen e sotme.
