TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PD, mësohet se Basha është shprehur qartë per qendrimin kundër “bashkëqeverisjes me krimin”. Në mbledhjen e PD, u përcaktuan 3 shtylla të aksionit opozitar: lufta kundër qeverisjes së lidhur me krimin, problemet me ekonominë si edhe shpëtimi i Reformës në Drejtësi.
“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Rames me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”, ka deklaruar ai.
Sakaq mësohet se Basha në PD do takoje kryetaret e partive te tjera opozitare si dhe ne 15:00 rimbldhet grupi i PD.