AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 12:20

Shpërdorim detyre, Gjykata cakton masën e sigurisë për administratorin e PS

Shpërdorim detyre, Gjykata cakton masën e sigurisë për


Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë për kryetarin e Partisë Socialiste në njësinë e Dërmënasit, Dilaver Shytin, të arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se ndaj Shytit është dhënë masa “Detyrim paraqitje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Shyti në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapësirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontratë qiraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh., po ashtu të arrestuar nën akuzën e ndërtimit pa leje.