TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka sqaruar deklaratën mbi vajin e palmës, që ditë më parë bëri bujë në media dhe në opinionin publik. Në studion e gazetarit Ilir Babaramo, Çuçi i qëndroi deklaratës së parë se vaji i palmës është i padëmshëm, por se ai duhet konsumuar në sasi jo të mëdha dhe se prodhuesit kanë detyrimin ta thonë kur e përdorin.
“Vaji i palmës është një yndyrë bimore, nuk është i rrezikshëm. Nëse tentohet që të bëhet një produkt që i ngjan djathit, pa i thënë konsumatorit që është me vaj palme kjo do të dënohet penalisht, se është mashtrim i konsumatorit. I pa dëmshëm për shëndetin djathi me vaj palme, por s’është djath. Përdoret gjerësisht në ëmbëlsira. S’duhet ngrënë me shumicë, atëherë është i dëmshëm. Në një vit, vjet 95 çështje kallëzime penale në prokurori, 0 kanë përfunduar në gjykatë. Prandaj i bëmë ndryshimet në Kodin Penal, se këta prokuror apo gjykata gjejnë mundësi për t’i interpretuar”, tha Çuçi në “Report TV”.
Pak ditë më parë, Çuçi tha se vaji i palmës nuk është i dëmshëm dhe mund të pihet. “Vaji i palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”, tha ndër të tjera Çuçi një javë më parë.