TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kohën kur në Tiranë, flamuri kombëtar ngrihej në gjysmështizë për nder të Nëntetares Zarife Hasanaj, që humbi jetën në mision jashtë vendit, pala letoneze jepte shpjegime për ngjarjen e rëndë.
Komandanti vendas Leonid Kalnins, tha se ka nisur hetim intensiv për shpërthimin e ndodhur më 6 maj, në orën 09.30, në kampin Adazi, ngjarje që sipas tij ndodhin një në 10 milionë raste, ndërsa përjashtoi pistën e një sulmi me sfond ushtarak.
“Kam urdhëruar një inspektim të plotë të zonës për të parë nëse ka ende mina të pashpërthyera, e deri atëherë nuk do të ketë më stërvitje”, tha Kalnins. I pyetur nëse familjet do të kompensoheshin financiarisht, Kalnins theksoi se shpërblimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por pala letoneze shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin e pajetë drejt Shqipërisë.
Ndërsa koloneli tjetër i bazës, kanadezi Josh Major, tha se në momentin kur ndodhi ngjarja, aty ndodhej një grup prej 15-16 ushtarësh, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e Hasanajt. /mapo.al