TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i telefonoi familjes së Kostandin Kaçifas, rreth 24 orë pas “lamtumirës së fundit” të 35-vjeçarit nga Bularati.
Lajmi jepet nga portali grek, Epiruspost.gr, por edhe nga Himara.gr.
Kryepeshkopi, i cili kishte ndërhyre publikisht për dorëzimin e trupit të Kaçifasit familjarëve të tij para se të dorëzohej nga autoritet shqiptare, kishte folur me prindërit e Konstandin Kaçifës, duke shprehur ngushëllimet e tij dhe dëshirën për të qetësuar shpirtin e të gjithëve.
“Në ditët e tensionit të madh, Kryepeshkopi mbetet një garanci e unitetit në Shqipëri”, shkruan Epiruspost.gr.
Sipas informacioneve që zotëron portali grek, bashkëpunëtorë të Janullatosit, i dhuruan një shumë të hollash familjes Kaçifas, për të përballuar shpenzimet e funeralit të djalit të tyre.
/TPZ.AL/
