AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 14:39

Shoqërohen nga SHÇBA pesë efektivë policie në Korçë, ja për çfarë akuzohen

Shoqërohen nga SHÇBA pesë efektivë policie në

Shoqërohen pesë punonjës policie në Korçë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Komisariatit të Maliqit.

Mbi ta rëndon akuza si të dyshuar për ‘Shpërdorimin e detyrës’.

Burime bëjnë të ditur se, janë efektivët e rendit nga komisariati i Maliqit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka urdhër arresti për ta apo thjesht pezullim nga detyra.