AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 11:19

Operacioni i antidrogës në Vlorë, sot do të dalin para gjykatës nëntë të arrestuar

Operacioni i antidrogës në Vlorë, sot do të dalin para

Kanë mbërritur në gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë nëntë të pandehur, të cilët u arrestuan në kuadër të aksionit të antidrogës që u zhvillua më 14 dhjetor.

Dje u arrestuan 41 persona, mes tyre gjashtë efektivët e policisë.

Për t’u njohur me masën e sigurisë sot gjykata e Vlorës ka thirrur nëntë persona. Në kuadër dhe të masave anti-covid, do të zhvillohen tre seanca, me nga tre persona në sallë (pesë efektivë dhe një i mitur dhe tre persona nën hetim).

Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe Prokuroria e Vlorës dhe policia. Ende nuk bëhet me dije se sa është sasia e drogës së sekuestruar, por paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme.