TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, Ministrja e Arsimit dhe Sportiti, Evis Kushi ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë më 11 janar.
Kushi ndodhej ditën e sotme në komunën e Pustecit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Kushi deklaroi se ky është një vendim i marrë në bashkëpunim me Komitetin Teknik të Ekspertëve.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.
Që prej 1 dhjetorit në shkolla ka nisur mësimi i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.
Ndërkaq në universitete studentët po e zhvillojnë mësimin tërësisht online.