AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 11:33

DETAJE/ Vrasja në Kuçovë, ekspertiza: Mbi Ajet Gunelin u qëlluan 20 plumba kallashnikovi

DETAJE/ Vrasja në Kuçovë, ekspertiza: Mbi Ajet Gunelin u

Detaje të reja dalin nga vrasja e 37-vjeçarit Ajet Guneli në fshatin Goraj të Kuçovës.

Mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon 20 plumba kallashnikovi në trupin e viktimës, i cili ndodhet ende në morgun e Beratit.

Edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, në Morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit.

Burime nga Morgu konfirmojnë se ata janë në pritje të vëllezërve të viktimës, që janë nisur nga Greqia për ta marrë trupin e tij. Po ashtu, burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov që është edhe arma e krimit.

Burimet konfirmojnë edhe rezultatet e mjekësisë ligjore.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima Ajet Guneli kishte marrë një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm për pasojë, sipas raportit të mjekësisë ligjore, Guneli ndërroi jetë në vend.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen është vënë në pranga 44-vjeçari Vangjel Polovina, si autor i dyshuar./Abc News