AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 12:28

38 rastet me koronavirus në Vlorë, të infektuar mësues, nxënës e policë

38 rastet me koronavirus në Vlorë, të infektuar mësues,

Të enjten u konfirmuan në Vlorë 38 raste me Covid-19. Mësohet se mes të infektuarve janë edhe tre mësues, dy në qytet dhe një në një shkollë fshati.

Po ashtu, i infektuar është një nxënës në Vlorë dhe një student. Raste të regjistruara ka edhe pranë Ujësjellësit, sigurimeve shoqërore dhe në prokurorinë e Vlorës, raporton Abc News.

Tre raste janë policë dhe tre raste infermierë në një qendër shëndetësore në Vlorë, Novoselë dhe infermirë pranë IEVP Vlorë.

Kurse, rastet e tjera ishin kontakti.