TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme u shoqëruan disa protestues, ndërsa mes tyre, policia mori edhe kryeredaktorin e gazetës “Koha Jonë”. Presidenti Ilir Meta e ka dënuar rastin, që është i dyti brenda 24 orëve, pasi mbrëmë u shoqërua një gazetar i “Ora News”. Kreu i shtetit thotë se dhuna është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të qeverisë dhe policisë.
“Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të caktuar të Policisë së Shtetit. Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.
Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias. I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri. I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, nuk do të lejoj kurrë instalimin e modelit Lukashenko në Shqipëri”, shkruan Meta.
