TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Beratit ka prangosur tre persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe moskallëzim krimi.
Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Klodian Papa, 31 vjeçarin Toli Vodica dhe 33 vjeçari Radet Paja të tre banues në Berat.
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica i’u gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Refat Paja u arrestua për veprën penale “Moskallëzim krimi”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 , “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
TPZ.AL