AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 10:13

VIDEO/ Pas takimit me Albin Kurtin Berisha pret liderë të tjerë

VIDEO/ Pas takimit me Albin Kurtin Berisha pret liderë të tjerë

Ish-kryeministri Sali Berisha pas takimit me liderin e Vetëvendosjes ka pritur sot kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe kreun e NISMA-s Fatmir Limaj.

Burime për TPZ.AL bëjnë me dije se takimi do të mbahet për çështjen e ndryshimit të kufijve, në vijim do ketë edhe deklarata lidhur me qëndrimin e tyre.

Kryetari i kuvendit të Kosoveës Kadri Veseli përveç takimit me Berishën do ketë në axhendë edhe takime të tjera.

Veseli shoqërohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ministri Dardan Gashi, shefi i kabinetit të tij, Blerand Stavileci, dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Takimet vijnë në një kohë kur në Kosovë debati për kufijtë është tema kryesore e politikës së Kosovës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër ndryshimit të kufijve, gjë e cila nuk është pritur mirë nga Hashim Thaçi. TPZ.AL