AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 09:23

Shqiptari hero shpëtoi jetën e 6 personave, Franca i jep leje qëndrimi/EMRI

Shqiptari hero shpëtoi  jetën e 6 personave, Franca i jep leje

Florim Shehu nga Kosova gjatë muajit qershor shpëtoi jetën e 6 personave, të cilët kishin mbetur të mbyllur në banesë për shkak të përmbytjes në qytetin e Change në Francë.

Ndërsa sot Florim Shehu ka marrë lejen e qëndrimit në Francë.

Mediat franceze e vlerësojnë si një hero që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar 6 personat që ishin bllokuar nga përmbytja.

Shqiptari 33-vjeçar, baba i dy fëmijëve mori leje qëndrimi në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna e Change.

TPZ.AL