TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gjyshe 82-vjeçare ka rrëfyer se kryen marrëdhënie seksuale tre herë në javë me djem të rinj. Duket e çuditshme, por është e vërtetë.
Hattie Retroage nga Nju Jorku shijon netët me pasion me meshkujt shumë më të rinj se ajo dhe insiston se asnjë nuk e ka refuzuar.
“Femail” shkruan se nëna e dy fëmijëve dhe tre nipave e mbesave, ka plot 35 vite beqare që nga divorci me ish-bashkëshortin.
“Çdo djalë i ri që takoj, më dëshiron. Unë i them që një herë duhet të dalim për një pije dhe nëse kemi kimi mes nesh, do të shkojmë në apartamentin tim. Nëse nuk kemi, secili do të shkojë në punë të vet”, ka zbuluar gjyshja.
Pas ndarjes nga babai fëmijëve, ajo nisi që të takonte meshkuj të moshës së saj, por vuri re se nuk ishin të mirë në shtrat ashtu siç ajo i donte. “Burrat në moshë nuk mund t’i japin një femër orgazëm”, ka shtuar 82-vjeçarja.
“Një ditë takova një 60-vjeçar. Patëm një darkë të këndshme, por kur shkova në shtëpinë e tij dhe gjeta postera të Beatles në mure thashë me këtë dua të fle, jo me këtë burrë”, tregoi Hattie, e cila më pas ka bërë njoftimin se dëshiron të bëjë seks me meshkuj nën 35 vjeç.

