TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teologu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", u shpreh se shumë politikanë shqiptarë po i shfrytëzojnë figurat historike duke përdorur nacionalizmin. Ai thumboi indirekt kryeministrin Rama, ku tha se nuk mund të jesh nacionalist duke mbajtur foton e figurave historike në zyrë, duke nënkuptuar foton e Ismail Qemalit në kryeministri dhe të gjitha ministritë.
"Gjithandej përdoren figurat. Në Ballkan përmes fryrjes së tepruar të figurave krijohen dhe urrejtjet. Ne krenohemi kur themi: “o sa mirë që jemi shqiptarë”. Kjo është deklaratë që ka shumë racizëm brenda, po të jesh italian çfarë ka? Mos vallë ne shqiptarët e zgjodhëm vetë të jemi shqiptarë. I bie sikur vetëm ne kishim të drejtë të zgjidhnim se çfarë kombësie të kishim në botë dhe të tjerëve u ra fatkeqësi e zezë. Askush nuk e zgjedh kombësinë. Secili ka ndjenjën e krenarisë së vet, por nuk mund të çohet kjo krenari deri në glorifikim, deri në atë pikë që të ngrijmë barriera ndarëse. Ne nuk mund të jemi nacionalist duke mbajtur fotot e këtyre figurave nëpër shtëpi dhe zyra. Ne nuk e njohim historinë dhe bëjmë stisje." - theksoi teologu Ermir Gjinishi.
Gjinishi shtoi më tej se keqpërdorimi i figurave është bërë nga shumë politikanë, të cilët nuk kujdesen për popullin që u përmbyt gjatë muajit dhjetor, por merren me Skënderbeun.
"Keqpërdorimi i figurave historike është tipar vetëm i z. Rama mos gaboj. Ne jemi mësuar të marrim atë që nuk meritojmë, atë që nuk na takon. Ne kemi tre javë që gjysma e Shqipërisë ka qenë në ujë, çfarë të mburremi me Skënderbeun. Duhen mbushur shkollat e bibliotekat me libra, mungojnë librat në shkollë." - u shpreh Gjinishi./TPZ.AL/